Erleta Hoti, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar, Kastro Zizo, duket se po përjeton një nga periudhat më të vështira të jetës.

Erleta është nënë e një vajze por prej pesë vitesh ajo qëndron e shtrirë në krevat dhe dergjet spitaleve për shkak të gabimeve mjekësore.

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale, duke përmendur se para pesë viteve pas një infeksioni urinar u diagnostikua gabimisht me terapi nga disa mjekë, terapi kjo e cila i dëmtoi shumë organe brenda trupit të saj, përfshirë edhe zemrën.

“Pesë vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën. Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha ‘veshkë të dëmtuar’. Nga terapitë e gabuara, gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndërrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme, ndër to dhe zemra…”, shprehet ish-moderatorja e njohur kosovare.

“Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova shumë. Por, pas katër ditëve pësova infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prapë mbeta shtrirë dhe me pasoja nga më të ndryshmet. Kam shkuar te katër kardiologë të ndryshëm dhe kam marrë 4 diagnoza të ndryshme për zemrën. Po e shoh që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as e kam idenë se çfarë duhet të bëj.

Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po u dukem e buzëqeshur, ‘shëndosh e mirë’ dhe e aftë që të merrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt. Këtë gjë po jua tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të merren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri që nuk është mirë me shëndet!”-ka përfunduar kështu Erleta fjalën në shkrimin e saj lidhur me gjendjen shëndetësore duke reaguar kështu ndaj mediave online, të cilat kishin keqpërdorur emrin dhe gjendjen e saj shëndetësore, për përfitime të klikimeve./A.C/dritare.net


Flash Lajme