Në një foto të postuar në Facebook, Iva Tico ka marrë një pyetje, të cilën e ajo e ka konsideruar aspak të këndshëm, për mënyrën sesi komentuesi e ka pyetur.

Ai i kishte shkruar; “pse nuk e ke gjetur një burrë të mirë?”, dhe Iva i është përgjigjur duke i thënë: “Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu!”.

Komentin dhe replikën e saj, Iva Tico e ka postuar në Facebook, duke bërë dhe një status. Ajo këshillon prindërit të rrisin fëmijët duke i mësuar se gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, por diçka që mund ta bësh.

“Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e një burri të mirë, nuk është qëllimi i jetës, është thjesht diçka që mund ta bësh në jetë. Mësojini të rrinë larg jetës dhe gjërave private të njerëzve qe nuk i njohin. Dhe mbi te gjitha, mësojini të mbajnë gojën të qepur e të merren me gjërat e veta. Të shijojnë diellin për shembull, ka lezet, e kemi falas”, shkruan Iva Tico./E.B-dritare.net


Flash Lajme