Janë një ndër çiftet e showbizit më të dashur për publikun shqiptar. Ami dhe Ermali janë dy personazhet e njohur të ekranit shqiptar që gjithmonë kanë përcjellë tek publiku dhe fansat e tyre, dashuri e lumturi.

Sot Ermali ka ditëlindjen dhe Ami ka bërë për njeriun e zemrës një nga urimet të veçanta. Me moderatorin e njohur, Ami përveçse ka lidhur jetën dhe ka krijuar një familje të bukur, e ka edhe partnerin më të mirë në biznes.

“Çdo ditë e më shumë të dua. Gëzuar Ditëlindjen“-shkruan Ami mbi foton në Instastory.

Ndërkohë me po të njëjtën foto, krahas saj shkruan: ” Çdo vit që ikën më shumë të dua @ermalmamaqiofficial !!!❤ Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë e sa të tjera na presin….#lifeexperience“-shkruan Ami./A.C/dritare.net


Flash Lajme