Një gjykatë pakistaneze ka dënuar një modele çeke, 22-vjeçare, me tetë vite dhe tetë muaj në burg, për akuza të trafikimit të drogës.

Gjykata në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore, qendra e provincës Punjab, dënoi sot Tereza Hluskovan.

Sipas gjykatës, Hluskova ishte arrestuar për posedimin e 8.5 kilogram heroine në janar të vitit 2018, në aeroportin e Lahores, prej nga ajo ishte nisur për në Irlandë, përmes Dubait në Emritatet e Bashkuara Arabe.

Avokati i saj, Sardar Asghar Dogar, tha që do të dërgohet një ankesë.

Për Hluskovën u vendos që ajo të dënohej gjatë seancës së javës së kaluar. Dënimi i saj gjithashtu përfshin edhe gjobë prej 8.000$.


Flash Lajme