Egla Xhemali – Një shkëputje e papritur nga pasarela dhe një rikthim i bujshëm i modeles bukuroshe shqiptare. Krejsi Metani rrëfen për “Gazeta shqiptare” pasionin e saj më të madh, kushtet e pakta që ofron Shqipëria ndaj modelingut, nëse do realizonte sete nudo, cilësitë e djalit që mund t’i fitojë zemrën, si dhe projektet e fundit në televizion.

Duket se Metani e ka mjaft të vështirë të shkëputet nga sfilatat e ndër më të veçantat ajo përmend atë që është realizuar në Dhërmi. E apasionuar mbas fotove Krejsi thotë duke qeshur se në këtë rast modelingu mund të kalojë në plan të dytë. Për djemtë “ngjitës” nuk ka ndonjë formulë për t’i mbajtur larg megjithëse modelja ka vendosur të mos ketë koefidenca me ta. Mashkulli ideal për Krejsin duhet të jetë me këmbë në tokë dhe të dashuroj me të vërtetë. Bukuroshja shumë shpejt do bëhet pjesë e ekranit dhe do u kthehet përsëri pasarelave. Deri atëherë na ngelet vetëm të presim.



Sa perspektivë ka modelingu në Shqipëri?
Modelingu në Shqipëri mendoj se nuk ka shumë perspektivë. Dhe jo vetëm modelingu, por çdo gjë.
Shkëputja jote nga modelingu ndodhi papritur. Pse vendose të riktheheshe përsëri?
Shkëputja ime ndodhi krejt rastësisht për arsye të mia personale. Vendosa të rikthehem përsëri sepse më jep shumë motivim në jetë për çdo gjë, nuk rri dot pa të.
Ndër vite, cila nga sfilatat të sjellë më shumë nostalgji?
Ndër vite të them të drejtën më sjell nostalgji një sfilatë në Dhërmi. E kujtoj shumë shpesh. Kam përjetuar emocione të bukura.

Mes photoshooting dhe modelingut, kë do zgjidhje?
Mes photoshooting dhe modelingut, hmmm photoshooting, pasi vdes për foto. (qesh)
Vendi më i vështirë ku do guxoje të sfiloje?
Vendi më i vështirë ku do guxoja të sfiloja mendoj se do ishte një majë mali e natyrisht do më duhej të vishja taka.
Në këmbim të çfarë gjëje do realizoje një set nudo?
Tashmë setet nudo bëhen edhe për qejf, por se kam menduar, se di. Ndoshta në këmbim të diçkaje shumë të madhe të jetës sime.
Oferta më e çuditshme që ke marrë për hir të punës?
Oferta më e çuditshme ka qenë të bëja modeling në New York, por për hir të arsyeve të mia personale se bëra dot e lashë në mes.
Si ia bën me djemtë “ngjitës”?
Hmmmm, me djemtë ngjitës mundohem që mos t’ju jap kofidenca fare, por nuk shqiten. (qesh)
Cilësitë që duhet të ketë një mashkull që të fitoj zemrën?
Një mashkull që të më fitojë zemrën duhet të jetë shumë i drejtë, mbi të gjitha të mos gënjejë për asgjë, të jetë me këmbë në tokë dhe të dijë të dashurojë.
Kur do të të shohim në pasarelë?
Në pasarelë do më shihni shumë shpejt gjithashtu dhe në ekran.


Flash Lajme