Për aktoren amerikane 38-vjeçare ishte fëmija i tretë, ku nga martesa e parë ka Maxwell Drew dhe Ace Knute.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë e përkryer, Birdie Mae Johnson, ka lindur”, shkroi Jessica përbri fotografisë në Instagram.

Përkrah fotos së vajzës së sapolindur shihen dy motrat gjersa këngëtarja shkroi se çdo gjë shkoi mirë me lindjen dhe se foshnja peshonte 4.5 kilogramë.

Ky është fëmija i saj i dytë me ish-yllin amerikan të futbollit, Eric Johnson. Gjatë shtatzënisë së saj, ajo tha se nuk kishte planifikuar një fëmijë të tretë.

Jessica Simpson dhe Eric Johnson u takuan në vitin 2010 dhe pas katër vjetëve u martuan në San Ysidro Ranch të Montecito.


Flash Lajme