Këngëtarja dhe aktorja 76-vjeçare, Barbara Streisand tha për gazetën britanike ‘The Times of London” se, dy protagonistët kryesorë të dokumentarit ‘Leaving Neverland”, Wade Robson dhe James Safechuck, ishin të kënaqur që ishin në fermën e këngëtarit dhe çfarëdo që ndodhi atje, nuk i vrau ata.

Dokumentari ‘Leaving Neverland’, me dy protagonistët Wade dhe James, akuzon Michael Jackson-in për pedofili. James dhe Wade rrëfejnë në dokumentar sesi, Michael abuzonte me ta, kur ishin 7 dhe 10 vjeç.

Përballë këtyre akuzave nuk ka qëndruar indiferente aktorja dhe këngëtarja Streisand, e cila thotë se, ajo u beson dëshmive të viktimave dhe ndihet keq për Wade dhe James, duke shtuar se, ‘nevojat seksuale të Michaelit, ishin nevojat seksuale të tij dhe fajin e kanë prindërit e djemve.’

Ndërkohë, regjisori dhe producenti i filmit Dan Reed, bashkë me disa njerëz të tjerë u shprehën të tmerruar nga deklarata e aktores.

‘Wade dhe James u  martuan dhe  të dy kanë fëmijë, kështu që nuk u vranë nga abuzimet kur ishin fëmijë. Nevojat e tij seksuale ishin nevojat e tij, pavarësisht fëmijërisë që ka apo ADN-së së tij. Ndihem keq për fëmijët. Ndihem keq për të. Unë fajësoj prindërit që lejonin fëmijët e tyre të flinin me të. Pse i donte Michael këta fëmijë të vegjël, të veshur si ai, me këpucë, kapele dhe kërcenin si ai?”,- shprehet aktorja për gazetën britanike.dardania.com


Flash Lajme