Imazhi është një pjesë shumë e rëndësishme në promovimin e produkteve për secilën kompani.

Nuk ka se si të jetë ndryshe edhe për gjigantin e industrisë së produkteve sportive Nike.

Përfaqësia në Kosovë ka menduar për fytyrën e brand-it dhe kush mund të ishte zgjidhje më e mirë se Capital T?

Reperi i njohur për transformimin e jashtëzakonshëm në fizik e ka nënshkruar marrëveshjen me kompaninë siç ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Mezi presim kampanjat e përbashkëta. /Prive.al


Flash Lajme