Mauro Icardi nuk po kalon një periudhë aspak të mirë në karrierën e tij sportive, pas problemeve me trajnerin Spalletti, që u shoqëruan me heqjen e shiritit të kapitenit ndaj sulmuesit zikaltër.

Megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të motrën e tij, Ivana Icardi, e cila është një yll televiziv në rritje dhe po merr terren nga dita në ditë.

Motra e sulmuesit të Interit mori pjesë në edicionin e kaluar të Big Brother Argjentina, ndërsa këtë vit do të marrë pjesë në edicionin italian Grande Fratello, që organizohet nga Mediaset.

Ivana Icardi është bërë shpesh protagoniste, pasi është përfshirë në debate me bashkëshorten e Mauros, Wanda Narën, të cilën e akuzon se nuk lejon të vëllanë t’i qëndrojë pranë familjes.


Flash Lajme