Pas skandalit të tradhtisë me Tristan Thompson, Jordyn Woods qëndroi disa kohë larg syrit të publikut.

Mbrëmjen e së premtes, ajo vendosi ti kthehet sërish jetës së natës.

21-vjeçarja u fotografua me një fund të shkurtër që nxirrte në pah linjat e saj, teksa po hynte në “Craigs”.

Nuk dihet kush e shoqëronte, por dukej e buzëqeshur dhe e qetë. Pas skandalit me bashkëshortin e Khloe Kardashian, Jordyn u largua nga familja më e famshme në botë, por vijon të jetojë si më parë.

Nuk dihet nëse shoqëria me Kylie Jenner ka pësuar krisje apo vijojnë të jenë mikesha të ngushta.


Flash Lajme