Në një film dokumentar të publikuar së fundmi me titull “Leaving Neverland”, Wade Robson dhe James Safechuck e kanë akuzuar Mbretin e muzikës pop se ka abuzuar seksualisht me ta kur kanë qenë fëmijë.

Ndërsa duke folur për Times, Streisand ka thënë se u beson dy akuzuesve, porse ka thënë se ata kanë qenë të gëzuar dhe të entuziazmuar që iu është dhënë rasti të qëndrojnë në pronën e Jackson.

“Mund të themi se kanë qenë të keqtrajtuar, por ata fëmijë kanë qenë shumë të gëzuar që kanë qëndruar atje. Robson dhe Safechuck sot janë të martuar dhe kanë fëmijët e tyre, prandaj ajo që u ka ndodhur nuk i vrarë”, ka thënë 76-vjeçarja.

Lexo po ashtu:

Ajo ka theksuar se ndjen keqardhje për dy të keqtrajtuarit, por edhe për këngëtarin e ndjerë.

“Nevojat e tij seksuale kanë qenë nevojat e tij seksuale. Faji duhet kërkuar te prindërit e viktimave, sepse i kanë lejuar fëmijët e tyre të flenë tek ai”, ka shtuar Streisand. //


Flash Lajme