Kjo këngë e ka renditur vajzën nga Shqipëria lartë në top listat britanike dhe amerikane, teksa ishte një vazhdimësi e suksesit të padiskutueshëm që pati kënga “Sweet but Psycho”.

(Foto: Bennett Raglin/Getty Images/Guliver)

Ava Max tashmë ka filluar të bëhet një emër mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme dhe aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve të klipit më të fundit, duke treguar se sa mirë ia ka kaluar nën shoqërinë e produksionit dhe të statistëve.

Xhirimet e këtij klipi janë kryer në Kaliforni,teksa deri më tani kjo këngë numëron mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube.


Flash Lajme