Reperi i famshëm kosovar Capital T, sapo e ka publikuar këngën e tij më të re.

Klipi i reperit siç kishte paralajmëruar edhe Prive është tejet i kushtueshëm, ndërsa reperi shfaqet në një aeroplan privat me miqtë e tij.

Këngën ai e ka titulluar “Hookah”, ndërsa për të gjithë ata që po pyeteshin se cili është kuptimi, e përkthen Prive!

Hookah është një bar “tobacco” me një pipë të gjatë, e cila është një tubë fleksibile që e përzien tymin e tobakos në një enë me ujë.

Ai po ashtu ka investuar edhe në veshje, të cilat janë kryesisht të markës Gucci.

Kënga e re i dedikohet jetës së shtrenjtë, ndërsa reperi thotë se fama e pasuria nuk e ka ndryshuar si person, sepse ai gjithmonë ishte i njëjti.

Madje në njërin nga vargjet e këngës së tij, ai thotë: “Pasuria e fama s’janë gjithçka në jetë”.


Flash Lajme