Aktori dhe komediani amerikan me origjinë shqiptare, Xhim Belushi ka nxjerrë për herë të tretë në shitje vilën e tij në Los Angelos.

Prona në lagjen Brentëood është hedhur në treg si fillim në vitin 2017 me vlerën  38.5 milionë , më pas në 2018 me 29.9 milionë dollar, ndërsa tani është për 27 milionë dollar.

Ai e bleu pasurinë në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dhe shembi shtëpine e viteve 1950-të që ishtem më parë atje, për të ndërtuar vilën që zotëron aktualisht.

Vila e cila është e madhe 1300 metra katrorë, ka 6 dhoma gjumi, 11 tualete dhe nje dhomë për shijimin e verës; ka gjithashtu edhe kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një Jacuzzi./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme