Në Tiranë, mbrëmjen e djeshme, u zhvillua Baloja Vjeneze. Mes të pranishmëve të fushës së artit kulturës e politikës, ishte dhe kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj sëbashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.

Sot, Ajola, në Instagram, ka postuar foto nga balloja, dhe vallëzimi i saj me Erion Veliajn i ka sjellë kujtimin e të atit.

Në foton e postuar, Ajola i ka dedikuar disa fjalë të ndjera të atit, të cilat do ju prekin të gjithëve

“Pak ditë përpara se të ndërronte jetë, në momentet e fundit të ndërgjegjshme, atëherë kur ëndrra i përzihej me realitetin, shtrirë në një krevat spitali, babi më zgjati dorën dhe me tha: «A do kërcesh me mua?» Ne nuk kërcyem dot atë pasdite e kurrë më, sepse ai nuk mundi më të ngrihej në këmbë. Por unë do të kërcej përgjithmonë me ty dhe për ty babi. Do ta nderoj çdo dite jetë çdo çast të bukur, ashtu siç më ke mësuar, sepse jeta është dashuri po aq sa ç’është edhe dhimbje. Ti je përgjithmonë me mua dhe në mua, në çdo vallëzim, në çdo rrëzim, në çdo ringritje. Dhe do te përlotem me çdo vajzë që e shoh të vallëzoje me babain e saj. Dhe kur një ditë të shfaqet edhe për mua ai tuneli i gjatë me dritë, do të të zgjas dorën e do të të them: «Eja të vallëzojmë bashkë»”, shkruan Ajola./E.B-dritare.net


Flash Lajme