Fahriye Evcen dhe Burak Özçivit i kanë uruar mirëseardhjen foshnjës së tyre. Foshnja që pritej të lindte më 20 prill, është djalë dhe quhet Karan. Çifti i aktorëve njoftoi qysh më parë se, djalin e tyre do ta quajnë Karan.

Mësohet se, Burak dhe Fahrije e kanë pritur foshnjën e tyre në një spital privat në Nisantas të Stambollit. Karan lindi i shëndetshëm, peshon 3 kilogramë e 670 gram, dhe është i gjatë  52 centimetra, informon dritare.net

Burak e ka shoqëruar bashkëshorten gjatë lindjes dhe u emocionua shumë kur e mori djalin e tij në krahë. Në fakt nuk pritej ndryshe nga aktori, pasi i shprehej se, mezi po e priste lindjen e të birit.dardania.com

Foto 1 nga 18


Flash Lajme