Adrola Dushi është një modele shqiptare që gjithmonë është cilësuar si një ndër vajza më të bukura në Shqipëri. Adrola komentohet gjithnmonë nëpër media por muajt e fundit jeta e saj ka marrë një vëmendje të madhe.

E ftuar në emisionin ‘Prive’ ku në rubrikën e 60 sekondave i është përgjigjur pyetjeve nga jeta e saj private, Adrola ka zbuluar shumë gjëra, teksa ka dhënë dhe një këshillë për të rinjtë. “Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka. E urrej tradhëtinë. Jo vetëm tradhëtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhëton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon. Jam në një tranzicion. Akoma nuk di ku do jem, ku jam, çfarë do bëj, Troi, jeta ime, puna ime. E ndjej veten vetëm dhe më duhet të gjej rrugën time. Kjo është faza më e vështirë e jetës sime, realisht”, ka përfunduar ajo rrëfimin e saj./D.B/Dritare.net


Flash Lajme