Arbana Osmani është ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Së fundmi moderatorja ka shpërndarë në rrjete sociale foto me të birin. Ndërsa ndodhet në një akuarium gjigant duke parë peshqit me djalin e saj të vetëm, Jonin, moderatorja ka postuar edhe një foto tjetër.

Në foton tjetër, Arbana shfaqet e qeshur, me kapelën e të birit në kokë.

Por kjo fotot, më saktë buzëqeshja e Arbanës, ka bërë që një ndjekëse të reagojë keq. Arbana ka postuar një tjetër foto në Instastory, ku duket një koment negativ i një ndjekëseje të moderatores.

Ndjekësja i ka shkruar Arbanës: “Kur qesh dhe ti me këto dhëmbë si qen, s’e di d.m.th.” Menjëherë pas këtij komenti ka ardhur edhe përgjigjja e Arbanës e cila thotë: “Kurrë nuk do të ndaloj së qeshur, më fal.”

Moderatorja ka postuar edhe një foto tjetër, duke buzëqeshur, ku shkruan: “Por pavarësisht ndonjërës që duhet për hudhër, kam ndjekësit më të sjellshëm në botë.”dardania.com


Flash Lajme