Në mesin e muajt maj, në Tel Aviv të Izraelit do të mbahet festivali evropian i këngës Eurovizion Song Contest.

Televizioni i Izraelir “Tv Kan” ka përgatitur nga një kartolinë për shtete të ndryshme, për t’i prezantuar tek publiku izraelit, me kulturën muzikore dhe historinë e shteteve pjesmarrëse në ESC.

Në prezantimin e Shqipërisë, televizioni izraelit ka përmendur që nga koha kur vendin e drejtonte Enver Hoxha, deri tek këngët me miliona klikime.

“Deri në vitin 1990 Shqipëria ishte si Korea e Veriut. Për katër dekada Shqipëria ishte një vend i mbyllur nga paranoja komuniste e cila ndërtoi 700 mijë bunkerë dhe ndaloi çdo ndikim të kulturës perëndimore(duke përmendur flokët e gjatë dhe muzikën rock)” – tregon moderatorja gjatë prezantimit.
Moderatorja Lucy Ayoub që ka realizuar videon shprehet që nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza” që nënkupton se nuk i intereson fare.
Moderatorja tregoi gjithashtu se si këngëtarët shqiptarë i realizojnë klipet në kështjella dhe përdorin makina luksoze, dhe këngëve u bëjnë shumë reklamë./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme