Ndërsa të gjithë janë të interesuar të dinë nëse Meghan Markle lindi apo jo, ajo përgatitet për amësinë dhe po heq largon nga jeta, të atin e saj, Thomas Markle.

Sipas ekspertit mbretërore dhe autores së librit të Harryt dhe Meghan, “Jeta, Humbjet dhe Dashuria”, Katie Nicholl shprehet se Meghan është tepër e lënduar dhe e zhgënjyer nga familjarët e saj, për mënyrën si janë sjellë dhe për të që kanë thënë.

Babai i Meghan ka qenë ai që ka shkaktuar shumë stres te ajo, ku sipas Daily Mail ajo i ka shkruar një letër, për të  ndërprerë përfundimisht marrëdhëniet.

“Babi, me zemër të lënduar po e shkruaj këtë letër. Nuk e kuptoj pse keni zgjedhur këtë rrugë, duke mbyllur sytë përballë dhimbjes që po më shkaktoni. Veprimet e tua ma kanë thyer zemrën në miliona copa, jo vetëm sepse keni sjellë dhimbje të tilla, të panevojshme, por sepse ju nuk tregoni atë që është e vërtetë. Zgjedhje që kurrë nuk do ta kuptoj”, i ka shkruar Meghan të atit./E.B-dritare.net


Flash Lajme