Dita e Tokës (22 prill) duket se ka bërë bashkë këngëtarë të njohur dhe jo vetëm. Justin Bieber ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” se një projekt muzikor do të lançohet në tregun muzikor botëror, pikërisht me tematikë mbrojtjen e mjedisit.

‘ET’ raporton se emrat e përfshirë në këtë projekt janë: Justin Bieber, Ariana Grande, Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Miley Cyrus, , Snoop Dogg, Kevin Hart, Adam Levine, Shawn Mendes, Charlie Puth, Sia, Hailee Steinfeld, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachy, Ed Sheeran, Leonardo Di Caprio, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Bad Bunny, Psy, Kris Wu, The Backstreet Boys dhe Benny.

Postimi i Bieber duket se është shoqëruar me komente të shumta pozitive. Ndërkohë, ne nuk na ngelet gjë tjetër përveçse të presim publikimin e videoklipit të këngës.


Flash Lajme