Kurioziteti i “gazetarëve më thumbues”, të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” ka qenë shumë i madh ndaj këngëtares Bleona Qerreti.

Këngëtarja ka rrëfyer këshillat që i ka thënë mami i saj dhe ajo i zbaton me shumë përkimëri.

-Po juve prindërit ju kanë thënë një këshillë të rëndësishme?

Mua më kanë thënë shumë këshilla të rëndësishme, sepse siç dihet unë jam shumë afër me prindërit.

Mami më ka thënë mos gënje, është një gjë që unë jam shumë direkte dhe sinqertë me njerëzit. Më ka thënë mos tradhto, është një gjë të cilën unë nuk e bëj. Dhe më ka thënë, “dili Zot vetes” dhe mos lejo njeri të të shkeli.

Këto janë tre rregulla që unë i ndjek më shumë fanatizëm.

Më ka thënë dhe një gjë të katërt, bëhu vajzë për shtëpi, por duke qenë se unë nuk kam shtëpi dhe rri në hotel, vetëm kjo e fundit është pak problematike por ato të 3-ja i zbatoj me shumë fanatizëm”, tregoi Bleona.


Flash Lajme