Rita Ora ka dhënë një mesazh për mbrojtjen e tokës, pak ditë pasi u publikua projekti ku këndon edhe ajo.
Lil Dicky ka bashkuar yjet botëror, përfshirë këngëtarë, aktorë e sportist për këngën “Earth”, shkruan lajmi.net.

Secili prej tyre këndon nga një varg, që përmban mesazh për ta mbrojtur ambientin në të cilin jetojmë.

Këngës “Earth” ia realizuan një video të veçantë me animacione, ku secili prej artistëve shfaqet në formën e ndonjë kafshe.

Pas këtij projekti të veçantë, Rita ka dhënë një mesazh për mbrojtjen e tokës, duke e lidhur këtë pikërisht me “Ditën ndërkombëtare të tokës”, që ishte dje.

“Ne e duam tokë njerëz, kështu që le ta mbrojmë atë”, ka shkruar Rita.

https://www.instagram.com/ritaora/?utm_source=ig_embed


Flash Lajme