“Dy vajza shqiptare të nominuara për dy çmime Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe për të gjitha vajzat në botë, çdo gjë është e mundur prandaj ndiqni ëndrrat tuaja dhe të thyeni barrierat”.



Kështu shkruante Bebe Rexha në Twitter krahas fotos me Dua Lipën më 8 dhjetor, teksa më vonë ajo kërkoi një bashkëpunim edhe me dy talente të tjera shqiptare, Rita Orën dhe Ava Max.

Postimet e Bebe Rexhës ndikuan në një rritje të popullaritetit të artistëve shqiptar, duke kryesuar renditjen në “Billboard Hot 100” vitin e kaluar.

Vetë Bebe theu rekordin për shumicën e javëve duke mbajtur numrin 1 në Listën e “Hot Country Songs – 50” me këngën “Meant To Be”, që e këndon me Florida Georgia Line.

Lipa nga ana tjetër kryesoi “Top 40” për katër javë me këngën “Neë Rules”, ndërsa Ora kishte dy këngë në “Dance Club Songs Top 10”. Ava Max nga ana tjetër hyri në 20-tëshen e parë të “Hot 100” me këngën “Sweet but Psycho”.

Të gjitha vajzat i kanë prindërit shqiptarë, edhe pse vetë kanë lindur diku tjetër: Ora në Jugosllavi (Kosova e sotme), Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër, dhe Max në Milëaukee.

Kantautorja tjetër me origjinë shqiptare Njomza, e cila ka shkruar me Ariana Granden këngët “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, është një tjetër artiste e cila po korr sukses.

E lindur në Gjermani dhe e rritur në Çikago, Njomza  shprehet se trazicioni i Shqipërisë nga rregjimi komunist  në demokraci në fillim të viteve 1990-të, e ka ushqyer brezin e saj me krijimtari.

Max nga ana tjetër thotë se: “Nëna ime gjithnjë më thotë se ne jemi kështu për shkak se jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur dhe kurrë nuk heqim dorë. Është në gjakun tonë. “

Njomza tregon se Shqipëria është një vend që po përparon dhe nuk janë vetëm disa individë por një komunitet i tërë artistësh, si “reperët Lyrical Son dhe Capital T apo këngëtarja Dafina Zeqiri e cila performon në gjithë Europën”.


Flash Lajme