Modelja e njohur me famë ndërkombëtare Gigi Hadid, feston sot ditëlindjen. Urimin më të veçantë ajo e ka marrë nga e motra, Bela Hadid.

Përmes postimeve në Instagram, Bella tregon sa e emocionuar është sot, në ditëlindjen e Gigit.

Sigurisht, motrës së saj ai i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla dashurie.

“Gëzuar ditëlindjen mikja ime më e mirë, nga gjaku dhe zgjedhja. Jam shumë me fat, je në gjithçka e mirë motra ime e ëmbël. Ndjeshmëria jote, dashuria, besnikëria, etika në në punë, janë disa nga arsyet pse ty të duan të gjithë, kaq shumë. Kreativiteti dhe energjia jote shkojnë përtej pritshmërive, dhe më ngacmojnë çdo ditë! Unë frymëzohem nga ti dhe nga çdo përpjekje që ti bën.  Unë do të jem krah teje për çdo hap që hedh drejt të ardhmes. Unë jam fansja jote numër një, përgjithmonë, dhe mezi pres çdo vit ditëlindjen tënde. Të dua dritë e vogël e diellit!”, i shkruan Bella./E.B-dritare.net


Flash Lajme