Dy binjake shqiptare suprizuan skenën e programit televiziv “The Voice of Italy” me këngën rap shqip “Shumë pis”.

Ina e Serena Sinani, 2 motra të grupit rap Sindolls janë zgjedhur të jenë pjesë e talent shoë televiziv The Voice of Italy.

Ata kanë konkuruar gjatë natës së parë të këtij programi duke u vlerësuar me 4 Po nga këngëtarët coach të këtij show.

Vajzat shqiptare kanë surprizuar me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini.

Të 4 këngëtarët coach të këtij talent show kanë kërkuar që grupi Sindalls të bëhet pjesë e skuadrave të tyre. Por motrat shqiptare për shkak të afërsisë së stilit të tyre muzikor kanë preferuar skuadrën me trajner këngëtarin rap Gue Pequeno.


Flash Lajme