Dikur ajo ishte aktive në skenën muzikore dhe solli shumë hite.

Jehona Sopi ka vite që është larguar nga skena muzikore, duke mos realizuar për vite me radhë projekte të reja.

rahas kësaj, këngëtarja e hitit “Thuaje” për dallim nga shumë kolegë të saj nuk është aktive as në rrjete sociale.

E për një gjë të tillë spo e bind dot as një nga mikeshat e saj më të mira, këngëtarja Vesa Luma.

Në Instagram, Vesa Luma ka publikuar një fotografi bashkë me Jehona Sopin ku ka shkruar: “Loqka e loqkes- 15 vjet shoqni e dashni, ama kurrqysh me bind ne qel insatgram”, shkruan Vesa.

Jehona Sopi u shfaqë në ekran dy vite më parë, ku dhe ishte pjesë e jurisë së spektaklit të fëmijëve “Gjeniu i Vogël”, ndërsa për ndonjë rikthim të mundshëm me këngë ende nuk dihet nëse do e bëjë një gjë të tillë.


Flash Lajme