Përveç zërit të saj brilant këngëtarja Aurela Gaçe njihet dhe për sitlin e saj ekstravagant.

Veshjet e saja të cilat një pjesë e tyre dizenjohen dhe nga vetë këngëtarja marrin komente të ndryshme nga ndjekësit e saj.

E së fundmi ajo është përballur me shumë kritika përsa i përket veshjes së saj.

E  veshur me një xhaketë të gjatë xhins, një shall jeshil dhe xhinse të gjëra, pamja e saj nuk është pritur mirë nga fansat të cilët e kanë quajtur të pastrehë me këtë veshje.

“Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”, i ka shkruar njëri nga fansat, ndërkohë që një tjetër i thotë:

“Sinqerisht mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte që po shikoja një foto me një person të pastrehë. Thjesht nuk është për ty e dashur.”

Të gjitha këtyre komenteve Aurela i është përgjigjur:

“Bobbo bbobo rrofsh. Herë tjetër do të ta marr dorën, mirë? Rrofsh”, ka thënë këngëtarja me ironi duke treguar se nuk i interesojnë aspak kritikat e fansave.

Image


Flash Lajme