Këngëtarja Britney Spears më në fund u prononcua pas daljes nga institucioni psikiatrik në Los Angeles dhe i hodhi poshtë spekulimet se atje është dërguar kundër vullnetit të saj. Në postimin e saj në Instagram këngëtarja problematike tha se është mirë dhe zbuloi se fansat e saj të brengosur filluan t’i dërgojnë familjes dhe ekipit të saj kërcënime me vdekje për shkak të emailëve të hakuar të rremë të cilët sugjeronin se Britney është dërguar me forcë për shkak të manipulimit të ish-menaxherit të saj Sam Lutfi.

‘Doja t’ju përshëndesja, sepse gjërat dolën jashtë kontrollit. Po qarkullojnë thashetheme për mua, familja dhe ekipi im po marrin kërcënime me vdekje dhe shumë gjëra të hidhura po fliten për mua. Unë po përpiqem t’i jap pak kohë vetes, por është e vështirë me të gjitha këto që po ndodhin. Mos ju besoni të gjithave që i dëgjoni dhe lexoni. Ata emaila të rreme i bëri Sam Lutfi disa vite më parë, nuk i kam shkruar unë. Ai është shtirur se unë kam komunikuar me ekipin tim nga një email adresë e rreme. Situata ime është e vështirë, por ju premtoj se po bëj gjithçka që mundem në këtë moment. Ndoshta nuk e dini këtë, por unë jam e fortë dhe luftoj për atë që e dua. Faleminderit për mbështetjen tuaj, por tani kam nevojë për pak privatësi që të mund të merrem me të gjitha gjërat nëpër të cilat po kaloj,” tha këngëtarja 37-vjeçare në video duke e akuzuar ish-menaxherin Sam Lutfi për emailat e hakuar dhe kaosin që e shkaktoi, shkruan KOHA Ditore.I dashuri i Britneyt ,Sam Asghari, të martën pas daljes së saj nga klinika deklaroi se Britney po këndellet shkëlqyeshëm dhe i luti adhuruesit që të mos brengosen. Në Hollywood, adhuruesit e kaluan javën duke protestuar nëpër rrugë, duke besuar se këngëtarja është dërguar me forcë dhe kërkuan që ajo të lirohej. T’ju rikujtojmë, Britney ishte regjistruar në klinikë një muaj më parë, sepse nuk mund të përballej me sëmundjen serioze të babait të saj Jamie.


Flash Lajme