Këngëtarja Rona Nishliu, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurozivion, u martua në shtator.

Vetëm pak muaj pas martesës, ajo jep lajmin e mirë që se do të bëhet nënë. Në albumin e saj, sipas RTV 21, ajo ka shkuar disa fjalë për foshnjën që pritet të vijë në jetë.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, janë fjalët e shkruara në albumin e Ronës./E.B-dritare.net


Flash Lajme