Ditën e sotme reperja Melinda Ademi vendosi t’i japë fund dhe i kërkoi publikisht falje Taynës në një postim në Instastory.

‘I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në freestyle-in e fundit.

Për shkak të drejtimit që ka marrë repi i femrave, mendoj se duhet të ndryshojmë kahjen që mos të nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”- shkruante Melinda pranë postimit, duke etiketuar Taynën.

Por “Prive” ka kontaktuar me menaxherin e Taynës për të marrë një reagim prej saj, mirëpo ai është shprehur se nuk ka vend për reagime dhe Tayna s’ka asgjë për të thënë.

Menaxheri ka rrëfyer se Melinda e ka ofenduar shumë Taynën, ndaj për këtë arsye, fansat e kësaj të fundit i janë kundërpërgjigjur.


Flash Lajme