Legjenda e Hollivudit, Doris Day është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u dha nga Fondacioni i aktores, Doris Day Animal. Në deklaratën e dërguar me email thuhej se ajo ishte e rrethuar nga miq të ngushtë dhe kishte një shëndet të shkëlqyeshëm fizik për moshën e saj, deri kohët e fundit kur u konstatua një rast serioz i pneumonisë.

Aktorja është e famshme për rolet e saj në vitet ’50 dhe ’60 si pjesë e filmave më të njohur, përfshirë Pillow Talk, Love Me or Leave Me dhe The Man Who Knew Too Much. Ajo u martua katër herë, por kishte vetëm një fëmijë, Terry Melcher, i cili vdiq në vitin 2004 pasi vuante nga kanceri. Pavarësisht se kishte marrë pjesë në disa nga filmat më të njohur të Hollivudit të të gjitha kohërave, Day ishte edhe një këngëtare që kishte fituar çmime Grammy. Këngët e saj Sentimental Journey, Secret Love dhe Que Sera Sera janë të gjitha hite që nuk kanë kaluar pa u vlerësuar. Por jeta e saj e vërtetë ishte e mbushur me probleme romantike dhe probleme parash, për të cilat ajo foli në biografinë e saj, “Doris Day: The Her Own Story”.


Flash Lajme