E njohur për natyrën e çiltër dhe të sinqertë, duke ndarë gjithçka me publikun, Emina Çunmulaj na ka befasuar sërish.



Modelja e njohur ka vendosur të presë flokët shkurt dhe jo sepse është trend.

Përkundrazi, për një kauzë madhore, të ndihmojë sado pak femrat që si pasojë e kimioterapive, humbin flokët.

“Unë humba mamanë rreth 5 vjet e gjysmë më parë për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë u ndjeva në faj. Unë kisha flokë të bukur të gjatë. Për shkak të kimioterapisë, për time më ishte e tmerrshme të mbetej pa flokë. Vendosa të prisja flokët dhe t’i dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish shumë gjatë. Ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Por ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Kështu që duke prerë flokët dhe duke ja dhënë dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë më bën të lumtur”, shprehet Emina.

Pse jo, kjo video e saj të shërbejë si ndërgjegjësim për shumë vajza që duan t’i dhurojnë flokët.


Flash Lajme