Mediat botërore, kanë raportuar javë më parë se mbretëresha e muzikës pop Madonna, do të performonte në skenën e madhe të festivalit europian të këngës.

Ndërsa ky informacion u konfirmua nga organizatorët e Eurosongut, ata  thonë se artistja duhet të nënshkruajë kontratën para shfaqjes.

Por duket se kontrata ende nuk është nënshkruar, dhe performanca e saj do të mbetet në pikëpyetje.

“Bashkimi Evropian i Transmetimeve nuk ka konfirmuar kurrë performancën e Madonnës. Nëse nuk kemi një kontratë të nënshkruar, ajo nuk mund të shfaqet në skenën tonë”, tha Jon Ola Sand, mbikëqyrës ekzekutiv i Eurosongut.

Mirëpo në anën tjetër, edhepse nuk ka pasur kontratë, Madonna pritet të arrijë në Tel Aviv të mërkurën për t’i filluar provat./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme