Dukesha e Kembrixhit dukej mahnitëse me fustanin e saj polka dot, ndërsa mbërriti në shtëpinë e deshifruesve të kodeve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kate veshi një fustan polka dot prej 1,750 dollarësh nga stilisjta e saj e preferuar, Alessandra Rich për angazhimin e radhës në Bletchley Park, pranë Milton Keynes, këtë pasdite, informon dritare.net

Bletchley Park ka një domethënie të veçantë për dukeshën, pasi gjyshja e saj, Valerie Glassborow, ishte ndër personat që deshifronte sekretet e makinës Enigma Gjermane.

Me fustanin blu me pika të bardha, Kate dukej gati për pranverën, megjithëse nuk po na lë shiu ta shijojmë. Këtë fustan, Dukesha e Kembrixhit e ka veshur edhe në realizimin e portreteve zyrtare në 70-vjetorin e lindjes së princit Charles, vitin që shkoi.dardania.com

Foto 1 nga 29


Flash Lajme