Madonna ka komentuar performancën e saj në Eurovision Song Contest në Tel Aviv, Izrael. “Unë kurrë nuk do të ndalem së luajturi muzikë, për t’iu përshtatur agjendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem së foluri për shkeljen e të drejtave të njeriut kudo në botë,” tha Madonna në një deklaratë për Reuters, informon dritare.net

“Më thyet zemra sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhunën që shpesh përjetësohet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes.”,– shtoi ajo, sipas Reuters.dardania.com


Flash Lajme