Jonida Maliqi sonte do ta këndojë këngën ‘Ktheju tokës’ në Eurovizion.

Në Tel Aviv të Izraelit sonte do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’, shkrua lajmi.net.

Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit.

Këngëtarja Jonida Maliqi sonte do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Ktheju tokës’.

Nata e parë gjysmëfinale është mbajtur të martën dhe në vazhdim ua sjellim emrat e 10 finalistëve të parë:

1.Greqia – Katerine Duska me “Better Love”
2. Bjellorusia – ZENA me “Like It”
3. Serbia – Nevene Bozovic me Kruna”
4. Qiproja – Tamta me “Replay”
5. Estonia – Victor Crone me “Storm”
6. Republika Çeke – Lake Malawi me “Friend Of A Friend”
7. Australia – Kate Miller-Heidke me “Zero Gravity”
8. Islanda- Hatari “Hatrið mun sigra”
9. San Marino – Serhat, “Say Na Na Na”
10. Sllovenia – Zala Kralj & Gasper Santl me “Sebi”.


Flash Lajme