Reperi Majk festoi një ditë shumë të veçantë dje. Kjo sepse djali i tij i vogël, Roan, festoi dyvjetorin e lindjes dhe me këtë rast, reperi nuk ka hezituar t’i dedikojë disa fjalë të sinqerta prindi.

Ai ka publikuar në rrjetin social ‘Instagram’ një sërë fotografish me të birin, të cilat kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.



“Çdo send që do ta arrij në jetë, kam për ta bërë veç me të pa ty të lumtur, ti je mishi im, ti je gjaku im, ti je krijesa më e bukur… urime ditëlindja e dytë, zemra e babit. Zoti të bekoftë”, ka shkruar reperi në ‘Instagram’.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet edhe nga ana e fansave që Majk ka pranuar për të birin. Ndërkohë dedikime speciale për ditëlindjen e të voglit ka pasur edhe nga nëna e tij, Majlinda Zeka. “Dje dy vite ishte dita më e lumtur e jetës sime, Zoti më bekoi me ty Roan. Urime ditëlindjen jeta e mamit, paç fatin dhe lumturinë e botës”,-ka shkruar Zeka në ‘Instagram’.


Flash Lajme