Anxhela Peristeri është një nga këngëtaret e njohura dhe që ka vite në skenat shqiptare. Mosha e saj është komentuar shpesh, dhe rastet kur i thonë që sa vjen dhe rinohesh, janë të shumta.

Për të shuar kureshtjen e të gjithëve që duan të dinë moshën e saj, ajo ua ka treguar përmes një postimi në Instagram. Anxhela është 33 vjeç, dhe ngjan si një 20 vjeçare, me shpirtin e gjallë që ka dhe pamjen e saj.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, shkruan Anxhela./E.B-dritare.net


Flash Lajme