Ndarja e Stines dhe e Gracielës duket se nuk paska qenë edhe aq me mirëkuptim. Kanë qenë postimet në rrjetet sociale ato që tregojnë më shumë për detajet nga ndarja e dyshes.

Në Instagram, Gracielës i kanë shkrua një koment se Stine nuk e di se çfarë ka humbur, “Po, po ashtu mendoj edhe unë!”, është përgjigjur ish e dashura e këngëtarit. Por duket se ky postim ka sjellë edhe reagimin e vetë Stines, që e ka ironizuar deklaratën e nënës së vajzës së tij.   “Jo me jo, atëherë i bie, ju s’e keni seriozisht”, është përgjigjur po në Instagram Stine.



Pak kohë më parë këngëtari u shpreh në Late Night Shoë se më mirë të ndahej me bashkëshorten sesa vajza të shihte situata  dhe trauma çdo ditë. “Më mirë të ndahesh dhe të mos shohë vajza situata çdo ditë sesa të rrish bashkë për hir të vajzës dhe vajza të shohë trauma aty përditë. Fokusim vetëm tek puna. Puna është romanca më e bukur. Nuk kam as edhe një romancë, jam vetëm tek puna. Po të merrem me femrat unë, nuk punoj dot. Do ngeli albumi prap pa dalë”, u shpreh këngëtari, i cili zbuloi se me Gracielën takohet shpesh dhe kanë marrëdhënie të mirë.


Flash Lajme