Raportimet e fundit nga Moska theksojnë se, ish-gjimnastja joshëse, Alina Kabaeva, që thuhet se është e dashura e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, lindi dy binjakë.

Nuk ka pasur konfirmim nga ana e fitueses së medaljes  olimpike dhe Kremlini kurrë nuk e ka diskutuar jetën private të presidentit me mediet shtetërore. Një burim i afërt me Alinën tha se, nuk donin t’i komentonin më tej thashethemet, informon dritare.net

I gjithë kati i katërt VIP në Qendrën Kërkimore për Obstetrikë, Gjinekologji dhe Perinatologji të Kulakov u zbraz në fillim të muajit për të shtruar ish-gjimnasten, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë një gazetë ruse, Moskovsky Komsomolets shpërndau në story lajmin e lindjes së Alinës, por për çudi pas ca minutash u fshi. Më pas titujt e gazetave nuk reshtën së shkruari, duke botuar lajmet me titullin: ‘Alina Kabaeva lindi binjakë dhe u zhduk.’

Sergei Kanev, një gazetar investigativ pranë shërbimeve të inteligjencës ruse, ka deklaruar se Alina lindi dy djem binjakë përmes prerjes cezariane.dardania.com


Flash Lajme