Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira vitin e kaluar përfaqësoi Qipron në Eurovion 2018 në Lisbon të Portugalisë, me këngën e saj ‘Fuego’. Tepër dinamike dhe plot sharm, ajo arriti të merrte pikët maksimale dhe të fitonte vendin e dytë, duke bërë që emri i saj të dëgjohej kudo gjatë gjithë vitit që lamë pas.



Me energjinë që e karakterizon, Eleni e ka pranuar gjithmonë dhe në çdo intervistë origjinën e saj shqiptare. Ajo lindi në Shqipëri dhe emigroi në Greqi kur ajo ishte një foshnjë. Ajo ka pranuar se shpesh e ka fshehur origjinën e saj, duke pasur parasysh diskriminimin që shqiptarët kanë hasur në Greqi. Eleni u rikthye në skenën e Eurovision 2019 në Tel Aviv, ku mori pjesë në një test të ADN-së të sponsorizuar nga “My Heritage”, një kompani e testimit të ADN-së, që zbulon me anë të një përqindje se çfarë origjine ke.

Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren. Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke dhe pjesa tjetër nga Jugu i Italisë. “Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke? Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke. Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, -u shpreh këngëtarja pasi mësoi rezultatet e testit të ‘My Heritage’. Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.dosja


Flash Lajme