Jennifer Aniston ka folur për gjënë e fundit që i tha Angelina Jolies para lidhjes së saj me Brad Pitt.

Martesa me Pitt përfundoi pas katër vjet e gjysmë, në 2005, ndërsa ai po xhironte Z.dhe Znj.

Smith me Jolien. Pitt dhe Jolie, filluan të takohen pak kohë më pas, duke shkaktuar spekulime se lidhja e tyre nisi që në sheshxhirimet e filmit.

Në një intervistë për Vanity Fair, Aniston foli për herën e vetme që ajo e kishte takuar Jolien, në parkun e makinave në studion ku u xhirua filmi ‘Miqtë’. Vetëm disa ditë më vonë Jolie dhe Pitt u takuan në këtë sheshxhirim, ku nisi dhe marrëdhënia e tyre 11-vjeçare.

Aniston tha për takimin: “Shkova te Jolie dhe u prezantova. Unë i thashë,”Brad është kaq i ngazëllyer për të punuar me ju, shpresoj që t’ia kaloni mirë.”, informon dritare.net

Aktorja kujtoi se jo shumë kohë pasi takoi Jolien, Brad Pitt “ishte zhdukur”.

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku, djemtë e adoptuar Maddox dhe Pax, vajza e adoptuar Zahara, vajza biologjike Shiloh, dhe binjakët Vivienne dhe Knox.

Çifti u nda në shtator 2016 me paraqitjen e Jolie për kujdestarinë e vetme të fëmijëve. Pitt po kërkon kujdestarinë e përbashkët.dardania.com


Flash Lajme