Armina Mevlani ka pasur fatin të jetë e pranishme në premierën e filmit ‘Once Upon A Time in Hollywood’ ditën e djeshme.

Premiera e filmit të Tarantino, me protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt mori vëmendjen e gjithë mediave botërore.

Image

ImageKryefjala e ditës ishte pikërisht ky realizim kinematografik që bëri bashkë personazhe të njohur nga e gjithë bota. Tapeti i kuq i këtij filmi konsiderohet si më i rëndësishmi i Festivalit Ndërkombëtar të Kanës.

Image

Armina Mevlani shkëlqeu e veshur me një fustan të Vivienne Westwood, i cili ishte krijuar posaçërisht për blogger-en shqiptare dhe këtë ngjarje të rëndësishme.

Grimi dhe flokët u realizuan nga Eva Dibra duke bërë të munduar që Armina të dallojë në mesin e yjeve deri në detajet më të vogla.

ImageImage

Image

Bukuroshja shqiptare pati fatin të parakalojë në tapetin e kuq krah modeles shqiptare, Heidi Lushtakut, e cila dukej më e bukur se kurrë.

Ajo ishte e pranishme në ‘after party-n’ privat të filmit dhe sot arriti të drekojë me Chiara Ferragnin. /Revistawho.com


Flash Lajme