Bizhuteritë e Rita Orës që vendosi në Festivalin e Filmit në Kanë, me vlerë 4 milionë dollarë, u harruan në një aeroplan, informon dritare.net.

Korrieri, të cilit iu ngarkua detyra t’i transportonte bizhuteritë e markave luksoze, i kishte harruar të gjitha në avionin që ishte nisur nga Nice për në Londër.

Kur ata e kuptuan, avioni ishte larguar për fluturimin e radhës. Policia bëri të mundur gjetjen e tyre, të cilat iu kthyen këngëtares.

Rita Ora ishte në Festivalin e Filmit në Kanë, më 16 maj, dhe në qafë mbante një gjerdan të mrekullueshëm me diamante, dhe kishte veshur një fustan të bardhë./E.B-dritare.net


Flash Lajme