Armina Mevlani ka qenë në Kanë ku dhe ka shijuar Festivalin e filmit. E ashtu si pritej blogerja ka shkëlqyer me pamjen e saj në këtë eveniment të rëndësishëm. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me miqtë edhe fakti se stilistja e “Vivien Westwood” i ka dhuruar një fustan, të cilin ajo zgjodhi ta vishte në tapetin e kuq.

Më tej ajo ka zbuluar për ndjekësit se me rrogën e saj të parë ka blerë një palë këpucë të së njëjtën markë.



“Ne moshen 19 vjecare kur mora shperblimin e pare ne pune ,gjeja e pare qe bleva ishin nje pale kepuce Vivienne Ëestëood, aq shume e adhuroja. Sot ne tapetin e kuq vete Vivienne Westwood me dhuroi kete fustan te mbrekullueshem per te parakaluar ne premieren e filmit “Once Upon a Time in Hollywood” . Kur ky fustan mu dergua ne Tirane mu mbushen syte me lot , sepse nuk e kisha menduar kurre qe nje enderr e tille do behej realitet,”– shkruan Armina.


Flash Lajme