Xheison Bafti është kthyer në fëmijët më të famshëm dhe të dashur për publikun shqiptar. Alketa premtoi javë më parë se do të bënte diçka që do t’i ndryshonte jetën të voglit Xheison.

Ajo i premtoi se do t’i siguronte një shtëpi vogëlushit, i cili jeton në Myshqeta, në kushte të vështira.

Pas kontributit të shqiptarëve, shumë emigrantë kanë dhuruar shuma të ndryshme edhe nga Italia. Pavarësisht komenteve të shumta pozitive apo negative që mori në lidhje me nismën e saj, ajo vendosi të vazhdojë misionin dhe tashmë për Xheisonin është gjetur një shtëpi e re në zonën e Freskut në Tiranë.

‘Diçka e mrekullueshme do të ndodhë të hënën me historinë e Xheison Baftit. Edhe në Itali e kanë mësuar historinë e këtij djali. Pjesa më e madhe që kanë ndihmuar me donacionet e tyre janë emigrantë. S’kam fjalë.’,- shkruan Alketa, në një video të hedhur në Instagram.dardania.com

View this post on Instagram

A post shared by (@alketavejsiu) on


Flash Lajme