Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Albërie Hadërgjonaj, numëron me mijëra fansa që e pëlqejnë muzikën e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, ajo ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për t’u treguar fansave se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

Këtë madje ajo e ka bërë duke publikuar plot gjashtë herë të njëjtën fotografi me të njëjtin mbishkrim.

“Unë jam gati për një kapitull të ri në jetën time, shtyp “Po” nëse je edhe ti”, shkruhet në këtë fotografi që Hadërgjonaj e ka shpërndarë.

Ajo nuk ka treguar se për çfarë bëhet fjalë saktësisht, megjithatë duket se është fjala për një kthesë të rëndësishme në jetën e këngëtares.


Flash Lajme