Miriam Cani dhe Alban Skënderaj i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, më 7 maj 2019. Këtë lajm të bukur e shpërndan me ndjekësit vetë këngëtari shqiptar, përmes një postimi në Instagram.

Ndërsa publikon foto nga ceremonia mahnitëse dhe super e thjeshtë, cifti i ka bërë një dedikim të bukur njëri-tjetrit.

Miriami dhe Albani shkruajnë se, u deshën 12 vjet që ata të quheshin zyrtarisht burrë e grua, por në zemër janë ende dy të rinj ëndërrimtarë, që gjithmonë kanë ndierë në shpirt, se janë bërë për njëri-tjetrin.

“U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin. 
U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare! 
U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar. 
Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit. 
Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.
 PO … deri sa vdekja te na ndaje!
7 Maj, 2019.”,- shkruan Albani.

Dritare.net i uron sa më shumë lumturi çiftit!dardania.com

Foto 1 nga 4


Flash Lajme