Emina Çunmulaj, sëbashku me vajzat e saj, kanë shkuar me pushime në Mal të Zi, në vendlindjen e saj.

Modelja e njohur,  poston vazhdimisht video e foto nga jeta e saj në Amerikë dhe sigurisht, edhe pas ardhjes në Mal të Zi, ajo ka hedhur foto e video.

Që në natën e parë të mbërritjes, asaj i ndodh e papritura. Në orët e para të mëngjesit, ku normalisht të gjithë flenë në një ditë fundjave, Eminës ia prish gjumin kënga e gjelave dhe pulave.

Ajo kishte dalë me pizhame jashtë, për t’u treguar ndjekësve të saj sesi është të zgjohesh me një alarm natyral.

“Nuk e di çfarë, por diçka po ndodh atje poshtë. I dëgjoni pulat dhe gjelat?”, dëgjohet Emina të thotë, ndërsa sipër videos ka shkruar “Alarm natyral”./E.B-dritare.net


Flash Lajme